Kapitulli: 207. A lejohet të nxirren varret e paganëve të kohës së padijes paraislame (të Xhahilijetit) dhe pastaj ai vend të përdoret për xhami?
271.
Aishja r.a. tregon: "Umm Habibe r.a. dhe Umm Selema r.a. përmendën një kishë që e kishin parë në Etiopi (kur patën mërguar para se të mërgojnë muslimanët në Medine), në të cilën kishte piktura (njerëzish). Ato ia treguan Pejgamberit a.s. këtë dhe ai a.s. tha: "Në qoftë se vdes ndonjë njeri fetar prej popullit të tyre, atëherë ata ndërtojnë vend adhurimi te varri i tij dhe pikturojnë figura të atilla (që i keni parë) në të. Vërtet që njerëz të këtillë do të jenë krijesat më të këqija e më të urryera tek Allahu Ditën e Ringjalljes." (427)
272.
Enesi r.a. tregon: "Kur arriti në Medine, Pejgamberi a.s. ndaloi në anën më të lartë të Medines mes fisit të quajtur Benu Amr Ibn Auf dhe qëndroi mes tyre katërmbëdhjetë net. Pastaj u çoi fjalë burrave të fisit Beni Nexh-xhar, të cilët erdhën me shpatat ngjeshur. Edhe tani më duket sikur e shoh Pejgamberin a.s. hipur në devenë e tij dhe Ebu Bekrin të ngasë kafshën e vet pas tij si dhe gjithë fisi Benu Nexh-xhar rreth e rrotull tijr derisa zbriti në oborrin e shtëpisë së Ebu Ejubit. Pejgamberi a.s. gjithnjë parapëlqente që ta falte namazin aty ku ta kapte koha për faljen e çdo namazi, deri edhe në vathët e dhenve (për një kohë derisa ndërtoi xhaminë). Më vonë ai urdhëroi për ndërtimin e xhamisë. Kështu, ai thirri disa njerëz nga fisi Beni Nexh-xhar dhe u tha: "O Beni Nexh-xhar! Ma vlerësoni këtë pjesë të rrethuar nga toka juaj." Ata iu përgjigjën: "Jo! Për Allah! Ne e kërkojmë çmimin e saj vetëm nga Allahu." Aty kishte çfarë po ju them: kishte varre paganësh, aty-këtu vende të pa sistemuara (tokë pa kujdesje) si edhe disa palma hurmash. Në këtë mënyrë, Pejgamberi a.s. urdhëroi që varret e paganëve të nxirreshin që andej, toka e parrafshuar të rrafshohej, si dhe të priteshin hurmat. Drurët e hurmave u renditën nga përpara në drejtim të Kiblës së xhamisë. Asaj i ndërtuan edhe dy mure anësore me gurë. Shokët e tij mbanin gurë duke recituar vargje poetike, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte me ta dhe thoshte: "O Allah! Nuk ka mircsi tjctcr, pcrveç niirësisë së Jetës së Fundit. Të lutem pra, fali Ensarët dhe Muhaxhirët!" (428)
|