Kapitulli: 212. Fletja e gruas në xhami (dhe qëndrimi në të)
277.
Aishja r.a. tregon: "Ka qenë një skllave zezake e një fisi arab, të cilën ata e liruan, por ajo vazhdoi të jetonte me ta. Kjo skllave tregon: "Një herë, një vajzë e vogël nga fisi i këtyre arabëve doli jashtë dhe kishte vënë një shami të kuqe prej lëkure të stolisur me gurë të çmuar. Asaj i ra shamia nga koka ose ajo e vendosi atë diku. Andej kalon një skifter dhe e sheh aty shaminë. Duke iu dukur si një copë mishi, skifteri e merr dhe fluturon me gjithë të. Njerëzit e saj filluan ta kërkojnë, por nuk mundën ta gjejnë. Kështu, ata më akuzuan se e kisha vjedhur unë atë dhe filluan të më kontrollojnë deri edhe në vendet më intime. Për Allah! Kur unë isha në një gjendje të tillë tek ata njerëz, i njëjti skifter kaloi andej dhe e hodhi shaminë e kuqe mu mbi ta! U thashë atyre: "Kjo është gjëja për të cilën ju më akuzoni, ndërsa unë jam krejt e pafajshme. Dhe ja ku është tani!" Aishja vazhdon të tregojë: "Ajo skllave shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe pranoi Islamin. Ajo pati një tendë a një si dhomë të vogël me një mbulesë të ulët brenda në xhami. Sa herë që më thërriste, ajo bisedonte me mua dhe sa herë që ulej me mua, ajo recitonte: "Dita e shamisë qe nga mrekullitë e Zotit tonë, vërtet që Ai më shpëtoi mua nga qyteti i mohuesve!" Një herë e pyeta: "Si është puna me ty, sa herë që ulesh me mua, ti gjithnjë reciton këto vargje?" Kështu, ajo më tregoi historinë që tregova më sipër". (439)
|