Kapitulli: 223. Fshirja e xhamisë (dhe pastrimi) dhe heqja e rreckave, e papastërtive dhe e shkarpave që andej
288.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një zezake që gjithnjë fshinte xhaminë në kohën e Pejgamberit a.s. vdiq. Pejgamberi a.s. pyeti për të por, i thanë se kishte vdekur. Ai u tha: "Përse nuk më keni treguar? Më tregoni ku e ka varrin." Kështu ai (a.s.) shkoi tek varri i saj dhe i fali namazin e xhenazes. (458)
|