Kapitulli: 236. Sutra e imamit (që prin faljen) është sutre edhe për ata që falen pas tij
312.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Sa herë që i Dërguari i Allahut dilte (për të falë namazin) Ditën e Bajramit, gjithnjë urdhëronte që të ngulnin në tokë përpara tij një heshtë (si sutre për t’u falë), pastaj ai (a.s.) do të falte namazin me këtë sutre përpara, ndërsa njerëzit (të rreshtuar) pas tij. Një gjë të tillë e bënte edhe kur ishte në udhëtim. Pas Pejgamberit a.s. këtë rregull e ndoqën prijësit e drejtë muslimanë (të cilët ndoqën e vunë në jetë rregullat Islame sipas shembullit të tij a.s.)." (494)
313.
Ibn Xhuhejfa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u priu atyre në falje në vendin e quajtur Batha dhe para tij qe ngulur një heshtë. Ai na fali dy rekatë namaz të drekës dhe dy të pasdites, ndërkohë që gra dhe gomarë (dhe të tjerë) kalonin përpara heshtës së ngulur. (495)
314.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se hapësira ndërmjet vendit ku falej Pejgamberi a.s. dhe murit (të xhamisë) ishte aq sa për të kaluar një dele. (496)
|