Kapitulli: 238. Falja e namazit pas shtylle
316.
Selema Ibn Akvai r.a. tregon: "Gjithnjë falesha pas një shtylle, e cila ishte afër vendit ku mbaheshin Mus'hafët (Librat e Kuranit)." (Treguesi i dytë i hadithit, Jezidi) i thotë: "O Ebu Muslim! Të shoh ty gjithnjë që kërkon të falesh pas kësaj shtylle." I tha: "E kam parë Pejgamberin a.s. që gjithnjë shikonte për t u falur afër kësaj shtylle." (502)
|