Kapitulli: 247. Kohët e namazeve dhe epërsia e faljes së namazeve në kohën e tyre
325.
Ebu Mesud Ensariu tregon r.a.: "Njëherë shkova në Irak tek Mugira, i cili një ditë e kishte vonuar faljen dhe i thashë: "Ç'është kjo, o Mugira? A nuk e din se një herë Xhibrili a.s. zbriti dhe fali namazin e agimit, ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s. Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e drekës dhe po ashtu u fal dhe i Dërguari i Allahut a.s.. Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e pasdites (zemra) dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s. Përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e akshamit dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Dhe përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e darkës, dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Në fund Xhibrili a.s. tha: "Për këtë u urdhërova (që të të paraqes faljet e namazeve, të cilat u janë urdhëruar ju)." (521)
|