Kapitulli: 252. Kur është shumë nxehtë faleni namazin e drekës pasi të ulet pak zagushia
332.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në kohë shumë të nxehtë, shtyjeni faljen e namazit të Mesditës, derisa të ulet pak vapa, sepse ashpërsia e nxehtësisë është nga furia e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i Xhehenemit iu ankua Zotit të Vet duke i thënë: "O Zoti im! Anët e mia po hanë njëra-tjetrën." Kështu Allahu e lejoi atë të marrë dy frymëmarrje, njërën në dimër dhe tjetrën në verë. Frymëmarrja e verës është kur ju ndjeni vapën më përvëluese, ndërsa frymëmarrja e dimrit është kur ju ndjeni të ftohtët më të egër." (536, 537)
333.
Ebu Dherri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. në një udhëtim dhe myezin/ (Thirrësi i ezanit për faljen e namazit) deshte të thërriste ezanin për faljen e namazit të Mesditës, por Pejgamberi a.s. i tha: "Le të ulet pak nxehtësia." (Pas pak) ai përsëri deshte të thërriste ezanin, por Pejgamberi a.s. i tha atij: "Le të ulet pak vapa, derisa të shohim hijet e kodrave." [Ose nga fjala e Ebu Dherr-it (ai shtyu faljen e namazit), derisa pamë hijet e kodrave.] Ai a.s. shtoi: "Nxehtësia përvëluese është nga ashpërsia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që, kur të jetë shumë vapë, faleni namazin e drekës kur të freskohet pak." (539)
|