Kapitulli: 255. Koha për faljen e namazit të asr-it (pasdites, ikindisë)
337.
Në tregimin e hadithit nr.335 përmendet koha e faljes së namazeve, ndërsa, kur përmend namazin e isha-së (darkës, jacisë), shton se Pejgamberi a.s. nuk e pëlqente gjumin përpara këtij namazi dhe as bisedat pas këtij namazi. (547)
338.
Enesi r.a. tregon: "Ne falnim namazin e pasdites dhe pas tij, në qoftë se ndonjë prej nesh do të shkonte te fisi Ibn Auf (në Kuba', në periferi të Medines nga Jugu), do t'i gjente ata duke falur po këtë namaz." (548)
339.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e falte namazin e ikindisë në një kohë kur dielli ishte akoma i nxehtë dhe lart në qiell pa u varur akoma nga perëndimi dhe, në qoftë se dikush shkonte deri në Avali të Medines, ai arrinte atje, ndërsa dielli akoma ishte lart (në qiell). Disa prej tyre nga Avali i Medines që faleshin ishin rreth katër milje nga qyteti. (550)
|