Kapitulli: 260. Koha e namazit të akshamit (perëndimit)
346.
Rafi' Ibn Hadixh r.a. tregon: "Falnim namazin e akshamit me Pejgamberin a.s. dhe, pasi mbaronim, nëse dikush do të lëshonte shigjetë nga harku i tij, do të dukej shenja që ajo do të linte në vendin e qëlluar (pra mbaronte falja e namazit dhe akoma nuk ishte errësuar mirë)." (559)
347.
Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. e falte namazin e dhuhrit (drekës) në mesditë, atë të asrit (pasdites), kur dielli ishte akoma i fortë, magribin (mbrëmjen) menjëherë pas perëndimit të diellit (në kohën e përcaktuar), ndërsa ishanë (darkën) në kohë të ndryshme: sa herë që ai i shihte njerëzit të grumbulluar (për këtë namaz) ai do ta falte atë dhe, në qoftë se njerëzit vonoheshin, ai do ta vononte atë; ndërsa sa për fexhrin (agimin), si ata dhe si Pejgamberi a.s. e falnin kur ishte akoma errësirë. (560)
|