Kapitulli: 263. Fjetja para namazit të jocisë nëse dikë e kaplon gjumi
351.
Aishja r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. e vonoi namazin e jacisë, derisa Umeri e kujtoi atë duke i thënë: "Namazi". Pastaj ajo shtoi: "Pejgamberi a.s. e falte namazin e jacisë ndërmjet kohës nga perëndimi i muzgut të mbrëmjes deri në fundin e një të tretës së parë të natës." (569) Në hadithin e Ibn Abbasit r.a. thuhet: "Kështu pra, doli Pejgamberi i Allahut a.s. dhe më duket sikur po e vështroj edhe tani atë duke i pikuar koka ujë dhe me dorën në kokë tha: 'Po të mos e kisha menduar si të vështirë për pasardhësit e mi, do t'i kisha urdhëruar që ta falnin këtë namaz në këtë kohë." (571)
352.
Ibn Abbasin r.a. e pyetën se si e kishte vënë dorën në kokën e vet Pejgamberi a.s. Atau (treguesi i dytë i hadithit) e tregoi duke i hapur gishtat pak dhe i vuri majat e tyre në pjesën anësore të kokës, pastaj i tërhoqi poshtë duke i bashkuar, derisa gishti tregues preku bulën e veshit dhe pjesën e fytyrës nga tëmthi dhe mjekra. Ai as nuk u ngadalësua e as nuk u shpejtua, por veproi veçse kështu (siç e tregoi me veprime Atau). (571)
|