Kapitulli: 287. Kush thotë se gjatë udhëtimit duhet të jetë vetëm një myezin (thirrës)
383.
Malik Ibn Huvejrith r.a. tregon: "Erdha te Pejgamberi a.s. bashkë me disa burra të tjerë nga fisi im dhe qëndruam me të për njëzet net. Ai (a.s.) qe shumë i mëshirshëm dhe i sjellshëm me ne. Kështu, kur ai e pa që ne na kishte marrë malli për njerëzit tanë, na tha: "Kthehuni dhe qëndroni me familjet tuaja dhe ua mësoni atyre (fenë Islame që e mësuat këtu); edhe falni namazin, ndërsa njëri të thërrasë ezanin për ju, kur të jetë tamam koha e tij; më i moshuari prej jush duhet t'u prijë në faljen e namazit. (Këshillë kjo për gjatë udhëtimit të tyre deri kur të arrinin te fisi i tyre)." (628)
384.
Po ky sahab r.a. tregon: "Dy vetë që donin të udhëtonin, shkuan te Pejgamberi a.s. për ta pyetur për udhëtimin. Pejgamberi a.s. u tha: "Kur ju të dy të niseni për udhëtim, thirrni ezanin, pastaj bëni ikametin, ndërsa më i moshuari prej jush duhet të prijë në namaz." (630)
|