Kapitulli: 294. Epërsia dhe vlera e namazit të agimit në grup në xhami
391.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Shpërblimi dhe vlera e një namazi të falur në grup të organizuar në xhami, është njëzet e pesë (ose njëzet e shtatë) herë më me vlerë sesa namazi i falur vetëm nga dikush. Melekët e natës dhe melekët e ditës mblidhen bashkë në kohën e faljes së namazit të agimit." Pastaj Ebu Hurejra r.a. shtoi: "Lexoni po të doni nga Kurani:" Me të vërtetë që Leximi i Kuranit herët në agim është gjithnjë i dëshmuar (i ndjekur nga melekët e ditës dhe të natës të ngarkuar për mbikqyrjen e njerëzve)." (Kur'an, v.17:18). (648,649)
392.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Njerëzit që marrin shpërblimin më të madh për namazin që falin, janë ata që janë më larg nga xhamia, pastaj ata pak më afër se të parët e kështu me rradhë. Po kështu, edhe ai që pret për t'u falur me imam ka shpërblim më të madh se sa ai që falet (vetëm) dhe fle " (651)
|