Kapitulli: 295. Epërsia dhe vlera e faljes së namazit të mesditës në kohën më të parë
393.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut r.a. ka thënë: "Ndërsa po ecte rrugës, një njeri pa një degë ferre dhe e largoi atë nga rruga. Kështu Allahu i Lartësuar u kënaq me veprën e tij dhe e fali atë." Pastaj ai (a.s.) shtoi: "Pesë kategori njerëzish vdesin shehidë (martirë, dëshmorë): Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga sëmundje barku, ai që vdes duke u mbytur në ujë, ai që varroset i gjallë dhe ai që vritet në luftë për Çështjen e Allahut."(Pjesa tjerët e hadithit është shtjelluar në numrin 378.) (652, 653,654)
|