Kapitulli: 30. Besimi shtohet dhe pakësohet
41.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të dalë prej zjarrit kushdo që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besim) sa pesha e një kokrre elbi. Po kështu do të dalë nga zjarri çdokush që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi sa pesha e një kokrre gruri. Dhe po kështu do të nxirret prej zjarrit cilido që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besirn) sa pesha e një grimce apo e një milingone të vogël." (44)
42.
Umer Ibn Hattabi r.a. tregon se njëherë dikush nga çifutët i kishte thënë atij: "O prijësi i besimtarëve! Është një Ajet në Librin tuaj të shenjtë, të cilin të gjithë ju muslimanët e lexoni, ajet i cili, po të na ishte shpallur ne, çifutëve, sigurisht që do ta kishim bërë festë ditën e shpalljes së tij." Umeri r.a. e pyet: "Cili ajet është ai?" Çifuti i përgjigjet: "Këtë ditë Unë e përsosa për ju fenë tuaj, e plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha Islamin si fe për ju." (Kuran 5: 3) Umeri r.a. iu përgjigj: "Padyshim që ne e dimë mirë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky (ajet) Pejgamberit a.s.. Ka qenë ditë e xhuma dhe ai po qëndronte në Arafat (ditën e Haxlut)." (45)
|