Kapitulli: 300. Nuk mund të falet namaz tjetër pasi të thirret ikameti përveç namazit të detyruar (farz) të radhës për të cilin u thirr ikameti
398.
Abdullah Ibn Malik r.a. i fisit Ezd tregon se i Dërguari i Allahut a.s. pa dikë që po falte dy rekatë namaz pasi ishte thirrur ikameti. Kur i Dërguari i Allahut a.s. përfundoi faljen e namazit (të detyruar - farz duke u prirë të pranishmëve në xhami) dhe njerëzit u mblodhën rreth tij, ai a.s. i tha (atij si i acaruar): "A katër rekatë (farz) ka agimi?! A katër rekatë (farz) ka agimi?!" (663)
|