Kapitulli: 307. Në qoftë se dikush prin njerëzit në namaz dhe ndërkohë vjen imami i parë (i zakonshëm e asaj xhamie)
408.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkoi te fisi Beni Amr Ibn Auf për t'i pajtuar mes tyre. Ndërkohë erdhi koha e namazit dhe myezini shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: "A do t'u prish njerëzve në falje që të thërras ikametin" Ebu Bekri tha: "Po" dhe priu namazin. Më pas vjen i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa njerëzit akoma po faleshin. Ai (a.s.) u fut në rradhë me njerëzit e tjerë që po faleshin derisa bëri vend në rreshtin e parë. Njerëzit përplasën dorën. Ebu Bekri r.a. kurrë nuk shihte anash në namaz, por kur njerëzit vazhduan të përplasnin dorën (siç janë lidhur në namaz dora e djathtë mbi të majtën dhe kështu i binin shpinës ose parakrahut të së majtës me dorën e djathtë), atëherë ai vështroi dhe pa të Dërguarin e Allahut a.s.. Por i Dërguari i Allahut a.s. i bëri shenjë Ebu Bekrit që të qëndronte në vendin e vet. Ebu Bekri r.a. ngriti duart lart dhe falënderoi Allahun për çfarë e urdhëroi atë i Dërguari i Allahut a.s, pastaj bëri mbrapa derisa mbërriti rreshtin e parë. I Dërguari i Allahut a.s. bëri përpara dhe priu namazin. Kur i Dërguari i Allahut a.s. mbaroi faljen tha: "O Ebu Bekr! Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?" Ebu Bekri tha: "Si mundet i biri i Ebu Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut a.s.?" Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?" Ebu Bekri tha: "Si mundet i biri i Ebu Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut a.s.?" Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Përse i përplasët duart aq shumë? Në qoftë se ndokujt i ndodh diçka gjatë faljes së namazit, ai duhet të thotë: "Snbhan- Allah - Lavdi i qoftë Allahut!". Në qoftë se thotë kështu, njerëzit do t i tregojnë vëmendje (do ta shohim se ç'shqetësim ka), ndërsa përplasja e dorës (për të tërhequr vëmendjen) është për gratë." (684)
|