Kapitulli: 31. Dhënia e zekatit është pjesë e Islamit
43.
Talha Ibn Ubejdullah r.a. tregon: "Njëherë, një burrë me flokë të shprishur nga Nexhdi vjen tek i Dërguari i Allahut a.s.. Ne e dëgjuam zërin e tij, por nuk po kuptonim se çfarë thoshte, derisa ai u afrua. Atëherë e morëm vesh se ai po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: 'Duhet të bësh pesë falje namazi me përpikëri ditën dhe natën (për njëzet e katër orë).' Ai e pyeti: "A kam detyrim ndonjë falje tjetër?' I Dërguari i Allahut iu përgjigj: "Jo, përveçse nëse dëshiron të falësh namaz nafile (vullnetar)." Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. i tha më tej: 'Duhet të agjërosh muajin e Ramazanit (sipas rregullave dhe mësimeve të Islamit).' Ai pyeti: 'A kam detyrim të agjëroj më shumë se kaq?' I Dërguari i Allahut a.s. i përgjigjet: 'Jo, përveçse nëse dëshiron të mbash agjërim iiafih' (vullnetar).' Pas kësaj i Dërguari i Allahut a.s. i përmendi zckatin (pagesë e përcaktuar e detyrueshme mbi pasurinc e përcaktuar). Ai e pyeti: 'A ka tjetër detyrim (financiar) për mua përveç tij?' I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: 'Jo, përveçse nëse dëshiron të japësh sadaka (lëmoshë e bamirësi) nga vetja jote.' Ai u kthye duke thënë: '(Betohem) për Allah! Nuk do t'u shtoj e nuk do t'u pakësoj asgjë këtyre detyrimeve." (Nga kjo) i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Nëse është i vërtetë në çfarë thotë, atëherë ai do të shpëtojë (duke iu siguruar Xheneti)." (46)
|