Kapitulli: 312. Kur imami nuk falet mirë, ndërsa ata që falen pas tij falen më mirë se ai
414.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se ata (imamët) prijnë në mënyrë të përkryer në namaz, atëherë do të merrni shpërblimin edhe ju, edhe ata. Por, në qoftë se ata gabojnë, atëherë ju do të merrni shpërblimin për namazin, ndërsa gjynahu do të jetë për ta." (694)
|