Kapitulli: 313. Në qoftë se janë duke u falur vetëm dy vetë (njëri imam dhe tjetri që falet me të) atëherë i dyti qëndron në të djathtë të të parit ngjitur me të dhe në një vijë
415.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë kalova natën te tezja ime (Mejmunah r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s.. Shih hadithin nr. 97)... Pastaj ai (a.s.) fjeti dhe gërhiti. Sa herë që flinte, i dëgjohej kur merrte frymë si me zhurmë. Më pas i erdhi myezini (për ta thirrur për namazin e agimit) dhe shkoi e fali namazin pa marrë avdes (përsëri). "(697)
|