Kapitulli: 315. Qëndrimi jo i gjatë në këmbë nga imami në namaz por kryerja e plotë dhe e përkryer e përkuljes (rukusë) dhe e sexhdes
417.
Ebu Mesud r.a. tregon: "Vjen një burrë dhe thotë: "(Betohem) për Allah! O i Dërguari i Allahut! Vij vonë dhe nuk falem me xhematin në namazin e agimit, vetëm sepse filani na e zgjat faljen e tij." Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. më të acaruar se atëherë. Pastaj ai (a.s.) tha: "Disa prej jush ndikojnë që njerëzit të mos i pëlqejnë veprat e mira (këtu: faljen e namazit). Kështu pra, kushdo nga ju që u prin njerëzve në namaz duhet ta lehtësojë dhe ta shkurtojë atë, sepse mes atyre që falen ka edhe të dobët, edhe të moshuar, edhe njerëz që kanë nevoja (e duan të largohen shpejt)." (702)
418.
Xhabiri r.a. tregon në lidhje me hadithin e Muadhit r.a. (nr. 416/701) se Pejgamberi a.s. i tha atij: "Pse nuk e fale namazin me suren El-A'la (Më i Larti, nr. 87) me snren Esh-Shems (Dielli, nr. 91) dhe me snren El-Lejl (Nata, nr 92) (Sure të shkurtra nga Kurani)?" (705)
|