Kapitulli: 317. Ai që e shkurton namazin kur dëgjon qarjen e fëmijës
420.
Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur vendosem për të falur namazin (si imam), dua që ta zgjas atë, por, kur dëgjoj të qarët e ndonjë fëmije, e shkurtoj atë, sepse nuk dua që të shqetësoj nënën e fëmijës." (707)
|