Kapitulli: 324. Çfarë thuhet pas tekbirit (fjalëve 'Allahu Ekber' për çeljen e namazit)
427.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s., Ebu Bekri r.a. dhe Umeri r.a. e fillonin namazin me "El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-alemin (Të githa lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e botëve". (Surja El-Fatiha - Hapja). (743)
428.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut gjithnjë heshtte ndërmjet tckbirit dhe këndimit të Kuranit (Surcs El-Fatiha) për pak kohë." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, u bëfshin kurban prindërit e mi për ty! Çfarë thua ndërmjet tckhirit dhe këndimit (të El-Fatiha)." Ai (a.s.) tha: "Them (këtë dua): 'Allahummc haid hcjnij vc hcjnc hatajajc kcma ha'adtc hcjncl- mashriki vcl-magrihi. Allahum-mc nak-kinij mincl-hataja kcma junck-kath-thcuhul- chjcdu mincd-dcncs. Allahum-megsil hatajajc hil-mai veth-thclxhi vcl-hered (O Allah! Më largo mua prej gjynaheve (gabimeve) të mia aq sa ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah! Më pastro nga gjynahet (gabimet) ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë. O Allah! M'i laj gjynahet (gabimet) me ujë, me borë dhe me breshër.)" (744)
|