Kapitulli: 325. (pa titull)
429.
Esma bint Ebi Bekr r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fali namazin e eklipsit të diellit (hadithet nr. 76 dhe 430) pastaj në këtë hadith shton: (Pejgamberi a.s.) tha: "Aq pranë m7u afrua Xheneti, saqë, po të kisha guxuar do të kisha këputur për ju një degë prej tij. (Po kështu) aq afër m'u soll zjarri saqë thashë, 'O Zoti im! A do të jem unë prej banorëve të tij?' Pastaj papritur pashë një grua dhe një mace, e cila po e çirrte atë me thonj. Pyeta: 'Çka ajo?' Më thanë, 'Ajo e pati burgosur atë mace (në dunja), saqë ajo ngordhi nga uria. Ajo as nuk e ushqeu atë (macen) dhe as nuk e la të lirë që të ushqehej vetë me krijesat e tokës/" (745)
430.
Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
|