1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 357. Mënyra se si ulej Pejgamberi a.s. në teshehhud (ulja në namaz pas dy rekateve)
›  469 Abdullahu tregon: "E pashë Ibn Umerin r.a. të rrinte këmbëkryq në uljen gjatë namazit. Edhe unë, duke qenë fare i ri, atëherë, po ashtu veprova. Ibn Umeri më ndaloi nga ajo dhe më tha: "Mënyra e duhur e uljes në namaz sipas shembullit të Pejgamberit a.s. është që ta mbash këmbën e djathtë të ngritur dhe të ulesh mbi të majtën të përkulur poshtë.,/ I thashë: "Si?", duke e pyetur: "Ndërsa ti ashtu po vepron (duke u ulur këmbëkryq)?" Ai tha: "Mua nuk mund të më mbajnë më këmbët (nga mosha e thyeretj.)." (827)
URL:
›  470 Ebu Humejd Saidiu r.a. tregon: "Unë e kujtoj namazin e të Dërguarit të Allahut më mirë se çdonjëri prej jush! E kam parë atë të ngrejë dy duart deri në drejtim të shpatullave duke shqiptuar tekbirin, ndërsa, kur përkulej në ruku, ai i vendoste dy duart në kupat e gjunjëve dhe përkulej duke e mbajtur kurrizin shtrirë drejt, pastaj ngrinte kokën dhe qëndronte drejt, derisa gjithë kurrizi kthehej në qëndrim të zakonshëm. Kur binte në sexhde, ai i vendoste dy duart përtokë me parakrahët larg tokës dhe larg trupit, ndërsa gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara në drejtim të Kiblës. Kur ulej pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të djathtën e mbante të mbështetur me gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara. Kur ulej në rekatin e fundit, e shtynte këmbën e majtë përpara, ndërsa të djathtën e mbante (po ashtu) të mbështetur dhe ulej ndenjur." (828)
URL: