Kapitulli: 358. Kush mendon se ulja në teshehhudin e parë nuk është e detyruar
471.
Abdullah Ibn Buhejna r.a. i fisit Ezd Shamu'a, aleat me fisin Abdul- Menaf, shok i Pejgamberit a.s. tregon se një herë Pejgamberi a.s. u priu atyre në faljen e namazit të mesditës. Ai (a.s.) u ngrit në këmbë pas rekatit të dytë dhe nuk qëndroi ulur. Kështu që edhe njerëzit pas tij u ngritën në këmbë. Kur po përfundonte namazi dhe njerëzit po prisnin që ai të jepte selam, ai shqiptoi tekbir duke qenë ulur dhe bëri dy sexhde (të harresës) para se të jepte selam pastaj dha selam (për mbarimin e namazit). (829)
|