Kapitulli: 366. Ai që u prin njerëzve në namaz kujton një nevojë të ngutshme dhe i duhet t'i lërë njerëzit
483.
Ukba r.a. tregon: "Fala pas Pejgamberit a.s. në Medine namazin e pasdites. Sapo dha selam dhe mbaroi namazin, menjëherë u ngrit shpejt dhe, duke kaluar nëpër rreshtat e njerëzve, doli për në një nga shtëpitë e grave të tij. Ndërkohë njerëzit u trembën nga ky nxitim i tij. Kur u kthye, Pejgamberi a.s. i gjeti njerëzit të çuditur nga që ai ishte nxituar dhe u tha: "M'u kujtua një copë ari në shtëpi dhe nuk doja që ajo të më tërhiqte vëmendjen nga adhurimi i Allahut, kështu që urdhërova që ajo të jepej si bamirësi." (851)
|