Kapitulli: 367. Të largohesh nga e djathta dhe nga e majta pasi të përfundosh namazin
484.
Ibn Mesudi r.a. thotë: "Mos i jepni pjesë nga namazi juaj shejtanit duke menduar se është e detyrueshme të largohesh pasi të kesh mbaruar faljen, vetëm nga ana e djathtë. Me të vërtetë që e kam parë Pejgamberin a.s. shumë herë të largohet nga ana e majtë." (852)
|