Kapitulli: 369. Marrja avdes nga fëmijët
488.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. kaloi pranë një varri të veçuar dhe u priu njerëzve të cilët u rreshtuan pas tij në namaz (xhenazeje). (857)
489.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Gusli (larja e plotë e trupit sipas rregullave Islame) ditën e xhuma është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mbushur moshën (e bylygut) pjekurisë/' (858)
490.
E pyetën Ibn Abbasin r.a.: "A ke dalë të marrësh pjesë me të Dërguarin e Allahut a.s. në faljen e Bajramit?" Ai tha: "Po. Dhe po të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin a.s. nuk do të kishte qenë e mundur për mua kjo gjë (pasi Ibn Abbasi ka qenë mjaft i ri atëherë). Pejgamberi a.s. shkoi tek vendi i njohur afër shtëpisë së Kethir Ibn Es-Salt dhe mbajti një liytbe (ligjëratë feje). Pastaj shkoi te gratë. I këshilloi ato, u kujtoi dhe u kërkoi që të jepnin sadaka (lëmoshë dhe bamirësi). Kështu gratë hoqën me duart e veta varëset nga qafat dhe i vunë në rrobën e Bilalit. Pastaj Pejgamberi a.s. dhe Bilali u kthyen në shtëpi." (863)
|