Kapitulli: 37. Çfarë thuhet për fjalën: "Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi..."
50.
Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që çdonjëri ka pasur dhe çdo njeri do të marrë shpërblimin në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë Hixhreti (shtegtimi) i tij do të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë gjë që ai u shpërngul." (54)
51.
Ebu Mesudi r.a. tregon nga Pejgamberi a.s. që ka thënë: "Në qoftë se dikush shpenzon për familjen e vet sinqerisht për Hir të Allahut dhe me qëllimin për të marrë shpërblim prej Allahut, atëherë kjo do të jetë për të (në shpërblim si) sadnkn (vepër bamirësie)." (55)
|