Kapitulli: 374. Lyerja e flokëve për të xhumanë
495.
Selman Farisiu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t'i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma." (883)
496.
Tausi tregon: "I thashë Ibn Abbasit r.a.: "Thonë se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Lahuni ditën e xhuma, lani edhe kryet (d.m.th. larje e plotë) edhe sikur të mos jeni xhunub, si dhe lyhuni me erë të mirë.,,/ Ibn Abbasi r.a. tha: "Sa për guslin, e di (që është thelbësor), ndërsa për lyerjen me erë të mirë, nuk e di (nëse është thelbësore apo jo)." (884)
|