Kapitulli: 375. Ditën e xhuma vishen rrobat më të mira
497.
Ibn Umeri r.a. tregon: Umer Ibn Hattabi r.a. pa (të shitet) te dera e xhamisë një xhybe e mëndafshtë dhe i tha të Dërguarit të Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja që ta blije këtë (xhybe) për ta veshur ditën e xhuma, si dhe kur të vijnë delegacione." I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Kjo do të vishet prej atij i cili nuk ka pjesë (shpërblim) në Jetën e Fundit." Më vonë, një xhybe si kjo i dhanë të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai i dha një prej tyre Umer Ibn Hattabit r.a.. Atëherë Umeri r.a. tha: "O i Dërguari i Allahut! Më dhurove këtë xhybe edhe pse the fjalë të atilla për xhyben e Utaridit (tek dera e xhamisë)?" I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Në të vërtetë nuk ta dhashë për ta veshur." Atëherë Umer Ibn Hattabi r.a. ia dhuroi një vëllai të tij, pagan, në Mekë. (886)
|