Kapitulli: 378. Falja dhe hyfbja e xhumasë në fshafra e qyfete
501.
Ibn Umeri r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Gjithsecili prej jush është kujdestar dhe gjithsecili prej jush është përgjegjës për gjithë ç'ka nën mbikëqyrje dhe nën kujdesje: Kështu, imami (sunduesi, prijësi) është kujdestar për gjithë çrka ai nën sundim dhe është përgjegjës (e përgjigjet) për ata që ai ka në vartësi; edhe burri është kujdestar i familjes së vet dhe përgjegjës për ta; edhe gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe përgjegjëse për të; edhe shërbyesi është kujdestar i pasurisë së padronit të vet dhe përgjegjës për të." M'u duk sikur tha edhe se: "Edhe burri është kujdestar i pasurisë së babait të tij dhe përgjegjës për të. Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për gji^hçka që keni nën kujdesje e nën vartësi." (893)
|