Kapitulli: 387. Mbajtja e ligjëratës fetare në minber
512.
Në hadithin e Sehl Ibn Saadi (nr. 249/ 377) në lidhje me minberin, ku thuhet se Pejgamberi a.s. u fal në të dhe u tërhoq mbrapa për të rënë në sexhde, në këtë tregim të tij Sehl shton: "Pasi ai (a.s.) mbaroi faljen e namazit, u kthye nga njerëzit dhe tha: "O njerëz! Në të vërtetë e bëra gjithë këtë, që ju të më ndiqni mua dhe të mësoni si e fal unë namazin." (917)
513.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e mbante ligjëratën (e të xhumasë), duke u mbështetur pas një kërcu hurme. Kur i vunë minberin, e dëgjuam atë kërcu të qajë, si një deve me barrë, derisa zbriti Pejgamberi a.s. dhe i vuri dorën sipër. (918)
|