1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 389. Thënia "Em-ma ba'du" në hyfbe pas lavdërimit dhe falënderimit të Allahut të Lartësuar
›  515 Amr Ibn Taglib r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut i sollën një sasi malli ose diçka tjetër dhe ai e ndau atë duke u dhënë disave e duke i lënë disa (pa u dhënë gjë). Më vonë i vjen lajmi se ata të cilët nuk morën gjë, e kishin qortuar. Kështu, ai (a.s.) falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë pastaj tha: "Em-ma ba'du. Për Allah! Unë mund t7i jap dikujt dhe mund të lë dikë tjetër, edhe pse ai të cilin e lë pa i dhënë gjë është më i dashur për mua, sesa ai të cilit i kam dhënë. Por unë u jap disa njerëzve, pasi e ndjej se ata nuk kanë durim dhe kënaqësi në zemër dhe i lë ata të cilët janë të duruar dhe të kënaqur me mirësinë dhe pasurinë të cilën ua ka futur Allahu në zemrat e tyre dhe njëri prej tyre është edhe Amr Ibn Taglib." Amri shton: "Për Allah! Ato fjalë të të Dërguarit të Allahut a.s. qenë më të dashura për mua sesa devetë më të mira tëkuqe." (923)
URL:
›  516 Humejd Saidiu r.a. tregon se një natë, pas namazi, i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe, pasi falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë siç e meriton, tha: "Em-ma ba'du". (925)
URL:
›  517 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ngjit në minber dhe kjo qe mbledhja e fundit, në të cilën ai mori pjesë. Shpatullën e kishte të mbështjellë me një xhybe të madhe, ndërsa kokën e kishte mbështjellë me një fashë të vajosur. Kështu, ai a.s. e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: "O ju njerëz! Afrohuni tek unë." Kështu, pasi njerëzit u afruan dhe u grumbulluan rreth tij, ai a.s. tha: "Em-ma ba'du." Këtu e mbrapa kjo bashkësi e ensarë ve (ndihmuesit, banorët vendas të Medinës) do të vijë duke u pakësuar, ndërsa do të shtohen njerëzit e tjerë. Kështu pra, kushdo që do të bëhet sundues i pasardhësve të Muhamedit (a.s.) dhe ka fuqi për t'i bërë keq ose mirë ndokujt, atëherë ai duhet të pranojë të mirën nga mirëpunuesit prej tyre (Ensarëve) dhe të mos i vërë re gabimet e keqpunuesve prej tyre." (927)
URL: