Kapitulli: 393. Një orë (çast) i vyer ditën e xhuma
521.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. foli për ditën e xhuma dhe tha: "Është një çast i vyer e i volitshëm ditën e xhuma të cilin, në qoftë se një musliman, rob i Allahut e kap duke u falur dhe i kërkon diçka Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu, padyshim, do t'ia përmbushë atij kërkesën plotësisht." Dhe ai (a.s.) tregoi me dorën tij se kjo kohë është shumë e shkurtër. (935)
|