Kapitulli: 394. Kur ka njerëz që e lënë imamin gjatë namazit të xhumasë
522.
Xhabiri r.a. tregon: "Ndërsa po falnim xhumanë (hytben dhe namazin) me Pejgamberin a.s., kur mbërrin (nga Shami) një karvan me deve të ngarkuara me ushqime. Njerëzit e hoqën vëmendjen për te devetë (dhe e lanë xhaminë), aq sa nuk mbetën me Pejgamberin a.s. veçse dymbëdhjetë vetë. Nga ky shkak zbriti ajeti: "Dhe kur ata shohin ndonjë pazarllëk ose qejf (të rënët e lodrës etj.) ata derdhen duke vënë kokën përpara drejt saj dhe të lënë ty (Muhamed a.s.) në këmbë (duke mbajtur ligjëratën e xhumasë)." (Kuran, v. 62:11). (936)
|