Kapitulli: 395. Falje namazi para dhe pas namazit të xhumasë
523.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falte dy rekatë para namazit (farzit) të drekës dhe dy rekatë pas tij, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të mbrëmjes (akshamit) në shtëpi, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të darkës (ishasë), ndërsa asnjëherë nuk falej pas namazit të xhumasë derisa të dilte nga xhamia, pastaj do të falte dy rekatë (në shtëpi). (937)
|