Kapitulli: 396. Namazi i frikës
524.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Mora pjesë me të Dërguarin e Allahut a.s. në një fushatë në Nexhd. I dolëm përballë armikut dhe u vendosëm në formacion luftimi. Kur i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit të prijë në namaz, një pjesë e forcave qëndroi duke u falur me të, ndërsa pjesa tjetër i qëndroi përballë armikut. I Dërguari i Allahut a.s. dhe grupi i parë u përkulën në ruku dhe bënë dy sexhde. Pastaj ai grup u largua pasi plotësuan edhe rekatin e dytë dhe krejt namazin me teslim (selam), ndërsa i Dërguari i Allahut qëndroi në këmbë. Pastaj ata që nuk qenë falur zune vendet e atyre, duke iu bashkëngjitur të Dërguarit të Allahut a.s., i cili fali edhe një rekat (të dytin për vete me grupin e dytë), bëri dy sexhde dhe e përfundoi namazin me teslim (duke dhënë selam), kurse secili prej tyre (nga grupi i dytë) u ngrit, bëri rukunë, ra edhe dy herë në sexhde dhe e përfundoi namazin (me selam). (942)
|