Kapitulli: 398. Ndjekësi dhe i ndjekuri mund ta falin namazin kaluar dhe me shenja
526.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur u kthye nga lufta e Lidhjes së Madhe (£/- Ahzab), Pejgamberi a.s. na tha: "Askush nuk duhet ta falë namazin e pasdites, (në vend tjetër), veçse te (fisi) Beni Kurejdha." Kështu, disa i zuri koha e namazit rrugës. Disa prej këtyre vendosën të mos e falin namazin (rrugës), por vetëm te (fisi) Beni Kurejdha, ndërsa pjesa tjetër vendosën se duhej falur namazi menjëherë dhe thanë se qëllimi i fjalës së Pejgamberit a.s. nuk ka qenë ajo që kuptuan të parët. (Kështu të dytët u falën) dhe këtë ia treguan Pejgamberit a.s. i cili nuk fajësoi asnjërën palë prej tyre. (946)
|