Kapitulli: 399. Shfaqja e heshfave dhe e mburojave ditën e Bajramit
527.
Aishja r.a. tregon: "Një herë (për Bajram) i Dërguari i Allahut a.s. erdhi tek unë, ndërsa dy vajza po këndonin pranë meje këngën e dy fiseve Hazrexh dhe Aus të Medines. Pejgamberi a.s. u shtri në shtrat dhe ktheu kokën nga ana tjetër. Pastaj hyri Ebu Bekri dhe më foli ashpër duke më bërtitur: "Vegla muzike të shejtanit në shtëpi të Pejgamberit a.s.?!" I Dërguari i Allahut a.s. u kthye nga ai dhe i tha: "Lëri." Sapo Ebu Bekri e largoi vëmendjen u bëra me shenjë dy vajzave dhe ato dolën." (949)
|