Kapitulli: 401. Ngrënia ditën e Kurban Bajramit
529.
Berau r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të mbajë hytbe duke thënë: "Më e para gjë që fillojmë të bëjmë në këtë ditë tonën, është të falim namazin (e këtij Bajrami), ndërsa, pasi kthehemi, therim kurbanin dhe, kush vepron kështu, ai vërtet ka rrokur dhe ka punuar në Sunetin tonë (rrugën e njohur e të ligjshme Islame)." (951)
530.
Berau r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na mbajti hytben pas faljes së namazit ditën e Kurban-Bajramit dhe tha: "Kushdo që fal namazin si ne dhe bën kurban siç bëjmë ne, atëherë kurbani i tij do t'i pranohet nga Allahu, ndërsa kushdo që e pret kurbanin para namazit të Bajramit, atëherë ai nuk ka bërë kurban." Ebu Burda, daja i Beraut tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë e thera delen time para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa e mendova ditën e sotme si ditë ngrënie e pirje (e jo ditë agjërimi) dhe desha që delja ime të ishte e para që therej në shtëpinë time. Kështu pra, unë e bëra kurban delen time dhe hëngra (ushqim) para se të vij për të falur namazin." Pejgamberi a.s. tha: "Delja që ke prerë është thjesht mish (dhe jo kurban)." Ai tha: "O i Dërguari i Allahut! Kam një ftujë që e dua më shumë se dy dele. A do të mjaftonte kjo kurban për mua?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po, do të mjaftojë për ty, por nuk do të mjaftojë (për kurban) për askënd tjetër pas teje." (955)
|