Kapitulli: 402. Dalja në musal-la pa minber
531.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dilte ditën e Fitër Bajramit dhe atë të Kurban Bajramit në namazgja dhe, gjëja e parë me të cilën ai fillonte, ishte falja e namazit, pastaj do të qëndronte përpara njerëzve, ndërsa ata do të rrinin ulur në rreshtat e tyre. Pastaj ai do t'u shtjellonte atyre çështjet e fesë, do t7i këshillonte si dhe do t'i urdhëronte. Pas kësaj, nëse ai do të dëshironte të dërgonte ndonjë ekspeditë luftarake, do ta bënte këtë, ose, në qoftë se do të jepte ndonjë urdhër, gjithashtu do ta urdhëronte, pastaj do të largohej. Dhe kështu njerëzit vazhduan të ndjekin këtë udhë derisa unë dola bashkë me Mervanin, Princin e Medines, për Bajramin e Kurbanit ose të Fitrit. Sapo arritëm në namazgja, kur ja! Një minber që e kishte skalitur Kethir Ibn Salti! Dhe ja! Mervani deshi të ngjitej në të përpara se të falte namazin! E kapa për rrobash, por ai i tërhoqi, pastaj ai u ngjit në minber dhe e mbajti hytlmi para faljes së namazit të Bajramit. (Kur mbaroi) i thashë: "Për Allah! Ju keni ndryshuar Sunetin (rrugën, veprën e shembullin) e Pejgamberit a.s.]. M7u kthye: "O Ebu Said! Ka ikur ajo që ti di." I thashë: "Për Allah! Ajo që unë di është më e mirë se ajo që nuk di." Mervani më tha: "Njerëzit nuk ulen të na dëgjojnë hytben pas faljes së namazit, kështu që e mbajta atë para faljes së namazit." (956)
|