Kapitulli: 405. Vlera dhe epërsia e bërjes së veprave të mira ditët e Teshrikut (11,12, 13 Dhul-Hixhe - Ditët e Bajramit të Kurbanit)
534.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Asnjë vepër e mirë e kryer ditët e tjera nuk është më me vlerë, sesa ato vepra të kryera këto dhjetë ditë (të para të Dhul-Hixhes)" Disa nga shokët e tij e pyetën: "As edhe xhihadi?" Ai (a.s.) u* tha: "As edhe xhihadi, përveç atij njeriu i cili vë në rrezik veten e vet dhe pasurinë e vet (për hir të Allahut) dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre (bie shehid, martir për çështjen e Allahut)." (969)
|