Kapitulli: 409. Çfarë ka ardhur në lidhje me vitrin
539.
Ibn Umeri r.a. tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për namazin e natës(se si falet). I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Namazi i natës falet duke dhënë selam në çdo dy rekatë dhe, në qoftë se dikush ka frikë se afrohet agimi (sabahu), atëherë fal një rekat dhe ky (rekat) do të jetë vitr për të gjithë rekatët sa ka falur." (990)
540.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falte njëmbëdhjetë rekatë natën dhe ky ishte namazi i tij i natës. Kur binte në Sexhde rrinte aq sa ndonjë prej jush mund të këndojë pesëdhjetë ajete, para se ai të ngrinte kokën. Ai (a.s.) gjithnjë falte dy rekatë (suuet) para namazit (farz) të sabahut dhe pastaj mbështetej në krah të djathtë (e priste) derisa të vinte myezini për namazin (e agimit në xhami). (994)
|