Kapitulli: 41. Imami u bën pyetje shokëve të tij për të provuar sa dije kanë ata
56.
Ibn Umeri r.a. tregon: "(Një herë) Pejgamberi a.s. tha: "Vërtet, është një pemë së cilës nuk i bien gjethet dhe, vërtet, ajo është tamam si muslimani. Më thoni pra, cila është ajo?" Atëherë të gjithë njerëzit e pranishëm filluan të mendojnë për pemët në shkretëtira. Mua më erdhi në mendje palma e hurmës, por pata turp (të përgjigjesha). Pastaj pyetën: "Na thuaj se cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?" Ai u përgjigj: "Ajo është palma e hurmës." (61)
|