Kapitulli: 415. Lutja e Pejgamberit a.s.: "(O Allah!) Dërgo mbi ta (paganët e Mekës) vite (thatësire e urie) si në vitet e Pejgamberit Jusuf a.s.!"
548.
Ebu Hurejra r.a. tregon për lutjen e Pejgamberit a.s. për besimtarët e dobët dhe për lutjen kundër fiseve Mudar (Hadithi nr.462/804. Në këtë hadith tregon se Pejgamberi a.s. tha: "Allahu i fali fiset Gifar dhe i shpëtoi fiset Eslem." (1006)
549.
Ibn Mesudi r.a. tregon se, kur Pejgamberi a.s. pa që njerëzit (Kurejshit) nuk po e pranonin Islamin, ai (a.s.) u lut: "O Allah! Dërgo (mbi ta) shtatë (vite urie) si shtatë (vitet e urisë në kohën) e Pejgamberit Jusuf a.s.." Kështu, ata i kaploi thatësira për një vit e cila shkatërroi çdo gjë të gjallë, aq sa njerëzit filluan të hanë lëkurat, ngordhësirat dhe kërmat. Sa herë që dikush shihte nga qielli i dukej tym e mjegull nga uria. Kështu, Ebu Sufjani shkoi te Pejgamberi a.s. the i tha: "O Muhamed! Ti i urdhëron njerëzit që t'i binden e t'i nënshtrohen Allahut dhe që të shkojnë mirë me farefisin. Por në të vërtetë populli i fisit tënd po vdesin. Të lutem pra, lutju Allahut për ta!" Në këtë kohë Allahu shpalli vargjet e sures Ed-Duhan: " Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do tru thuhet): 7/Ky është dënim i dhembshëm!" (Mohuesit do të thonë): "O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!" E si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e ata i kthyen shpinën, duke thënë: "Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët"?! Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim). Ditën, kur do t'i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi." (Kuran, 44: 10-16) Ibn Mesudi r.a. shton: El-Batsh (shtrëngimi) sigurisht që i kapi në Bedr dhe po kështu edhe Ed-Duhan (tymi), edhe El-Batsh (shtrëngimi), edhe El-Lizam (ngushtësia) si dhe ajeti i sures Er-Rum (nr.30) tashmë kanë kaluar. " (1007)
550.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Këto vargje nVu kujtuan kur pashë fytyrën e Pejgamberit a.s., ndërsa po luste Allahun për shi. Akoma nuk kishte zbritur nga minberi, kur uji i shiut u derdh nga ullukët e çative. Ato janë vargjet e Ebu Talibit që thotë: "Dhe një i bardhë (Muhamedi a.s.) të cilit i kërkohet të lusë Allahun për shi, që është kujdestari i jetimëve dhe mbrojtësi itëvejave." (1009)
551.
Enesi r.a. tregon se, sa herë që kërcënoheshin nga thatësira, Umeri r.a. gjithnjë i drejtohej Abbasit r.a. (xhaxhait të Pejgamberit a.s.) që t'i lutej Allahut për shi. Umeri r.a. bënte këtë dua: "O Allah! Ne i kërkonim Pejgamberit (a.s.) të të lutej Ty për shi, ndërsa tani ne i kërkojmë xhaxhait të tij që të të lutet Ty për shi. O Allah! Na lësho shi!" Dhe kështu Allahu dërgonte shi. (1010)
|