Kapitulli: 416. Namazi për shi në xhaminë kryesore (të qytetit)
552.
Hadithi i Enesit (nr. 519/933) tregon për beduinin që hyri në xhami ditën e xhuma, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në këmbë duke mbajtur hytben, ai i kërkoi atij që tri lutej Allahut për shi duke e përsëritur disa herë. (Pastaj vazhdon hadithi me duanë e Pejgamberit a.s. dhe me rënien e shiut) dhe shton këtu: "Betohem për Allahun! Për një javë nuk e pamë më diellin.,/ Pastaj të xhumanë tjetër hyri një burrë në xhami nga e njëjta derë, ndërkohë që i Dërguari i Allahut a.s. ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai qëndroi në këmbë përballë Pejgamberit dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Bagëtia po na mbytet dhe rrugët janë prerë. Lutju pra Allahut ta ndalojë shiun." I Dërguari i Allahut a.s. ngriti duart dhe tha: "O Allah! Rreth e rrotull nesh dhe jo mbi ne! O Allah! Mbi pllaja, në male, në kodra, në lugina dhe atje ku rriten pemëtr Kështu pra, shiu pushoi dhe ne dolëm duke ecur në diell. (1013)
|