Kapitulli: 42. Thënia përmendësh, leximi dhe paraqitja e diçkaje para një dijetari
57.
Enes Ibn Malik r.a. tregon: "Ndërsa ishim ulur me Pejgamberin a.s. në xhami, hyn një burrë i hipur në deve. Pasi e uli atë në xhami, i lidhi këmbët (që të mos ngrihet) dhe tha: "Cili prej jush është Muhamedi?" Ndërkohë Pejgamberi a.s. ishte ulur mes nesh i mbështetur në krah, ndërsa ne iu përgjigjëm: "Ky burri i barcihë i mbështetur në krah." Pastaj burri iu drejtua atij: "O biri i Abdul Mutalibit!" Pejgamberi a.s. i tha: "ja ku jam, t'u përgjigjem pyetjeve të tua." Ai tha: "Dua të të pyes diçka, por do të jem i vështirë për ty në pyetje, kështu që mos të zemërohesh me mua." Pejgamberi a.s. tha: "Pyet ç'të të vijë (në mendje) e ç'të duash." Kështu ai tha: "Të pyes ty për Zotim tënd dhe për Zotin e atyre para teje! Vallë, Allahu të ka dërguar për të gjithë njerëzimin?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!" Pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të falësh pesë namaze në një ditë dhe natë (në njëzet e katër orë)?" Ai a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!" I panjohuri pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të agjërosh këtë muaj të vitit (Ramazanin)?" (Pejgamberi a.s.) iu përgjigj: "Për Allah, po!" Pyeti përsëri: "Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të marrësh këtë detyrim zekati prej të pasurve tanë për ta ndarë atë mes të varfërve tanë?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Për Allah, po!” Pas këtyre përgjigjeve burri tha: "Besoj në gjithçka që ti ke thënë. Unë jam dërguar nga njerëzit e mi që i kam lënë atje, jam Dimam Ibn Thaëlebeh nga vëllezërit e fisit Beni Saad Ibn Bekr." (63)
58.
Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një burrë me një letër dhe e urdhëroi që t'ia dorëzojë atë sunduesit të Bahrejnit, ndërsa sunduesi i Bahrejnit ai dërgoi atë Kisras (perandorit të persëve) i cili, sapo e lexoi letrën, e grisi dhe e bëri copa- copa. (Ibn Musejib- një nga përcjellësit e hadithit) tha: "I Dërguari i Allahut a.s. iu lut Allahut kundër tyre me këtë dua: "Allahu i copëtoftë dhe i shpërndaftë ata të gjithë ç'janë!" (64)
59.
Enes Ibn Malik r.a. tregon: "Njëherë, Pejgamberi a.s. shkroi (ose: deshi të shkruante) një letër dhe i thanë: "Ata (të cilëve dëshiron t'u shkruash) lexojnë vetëm letrat e vulosura." Kësisoj Pejgamberi a.s. mori një unazë argjendi të gdhendur në të: "Muhamed Resulullah (Muhamedi 1 Dërguari i Allahut)." Sikur po e vështroj edhe tani shkëlqimin e saj të bardhë në dorën e tij (a.s.)." (65)
60.
Ebu Vakid Lejthiu r.a. tregon: "Kur 1 Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur në xhami me disa njerëz, erdhën tre veta, dy prej të cilëve iu afruan të Dërguarit të Allahut a.s., kurse i treti u largua. Ata të dy qëndruan përpara të Dërguarit të Allahut a.s. (për pak kohë derisa) njëri gjeti një vend në rrethin e njerëzve dhe u ul, ndërsa tjetri u ul pas tvre, kurse i treti ktheu shpinën e iku. Kur mbaroi fjalën e tij, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "A t'ju tregoj për këta tre vetë? Njëri prej tyre iu dorëzua Allahut, kështu që Allahu e mori atë në Mirësinë dhe Mëshirën e Tij dhe e rehatoi atë; i dyti ndjeu turp prej Allahut, kështu që Allahu e strehoi atë në Mëshirën e Tij (dhe nuk e ndëshkoi atë); ndërsa i treti i ktheu shpinën Allahut dhe u largua, kësisoj edhe Allahu, në të njëjtën mënyrë, u largua prej tij." (66)
|