Kapitulli: 428. Kërkimi i mbrojtjes së Allahut nga ndëshkimi i varrit gjatë eklipsit
564.
Aishja r.a. tregon: "Një çifute erdhi dhe më kërkoi diçka. Ajo më tha: " Allahu të ruajt nga ndëshkimi i varrit." Kështu, Aishja r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s.: "A do të ndëshkohen njerëzit në varret e tyre?" I Dërguari i Allahut a.s., pasi kërkoi mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga ndëshkimi i varrit, (iu përgjigj duke pohuar). Pastaj Aishja r.a. tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe në fund shtoi: "Ai (Pejgamberi a.s.) u tha njerëzve që t'i luten Allahut për t7i mbrojtur nga ndëshkimi i varrit." (1049)
|