Kapitulli: 429. Falja e namazit të eklipsit në grupim
565.
Ibn Abbasi r.a. tregoi hadithin e eklipsit në imtësi dhe pastaj përmendi se njerëzit i thanë: "O i Dërguari i Allahut! Të pamë të marrësh diçka nga vendi yt pastaj të pamë të tërhiqesh." Ai (a.s.) tha: "Në të vërtetë pashë Xhenetin dhe (shtriva duart drejt) një dege (frutash kur më patë të marr diçka) dhe, po ta kisha marrë atë, ju do të kishit ngrënë prej saj sa të jetë dynjaja. Pashë edhe Zjarrin e Xhehenemit dhe nuk kam parë kurrë pamje aq të tmerrshme (kur më patë të tërhiqem). Pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra." Njerëzit e pyetën: "Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? Ai (a.s.) tha: "Për shkak të mohimit të tyre." I thanë: "A janë mohuese të Allahut?" Pejgamberi a.s. tha: " Ato janë mosmirënjohëse ndaj sho- këve të tyre të jetës (bashkëshortëve) dhe janë mosmirënjohëse ndaj mirësive që u bëhen atyre. Në qoftë se i ke bërë mirësi asaj gjithë jetën, ndërsa sheh tek ti ndonjë gjë (që s'i pëlqen asaj), ajo do të thoshte: "Unë kurrë nuk kam parë ndonjëherë të mirë prej teje." (1052)
|